Thaçi, Quint-it: Të mos tolerojnë përzierjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Thaçi, Quint-it: Të mos tolerojnë përzierjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2017 Në ora: 14:54
Pamje nga takimi ne Presidence

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim zyrtarë me ambasadorët e vendeve të Quint-it, me të cilët ka biseduar për përgatitjet për zgjedhjet në Kosovë.

Përveq, ambasadorëve si të SHBA-së, Greg Delavie, Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalyia Apostolova pjesë e takimit ishin edhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Gajtë takimit, Thaçi ka thënë se të gjithë janë të përqendruar që zgjedhjet e 11 qershorit të jenë demokratike, të lira dhe të kalojnë pa asnjë incident.

Po ashtu, ai është shprehur se ndjehet i sigurt se zgjedhjet do të kalojnë mirë, megjithatë “mbetet shqetësimi për frikësimin dhe kërcënimin” e qytetarëve serbë të Kosovës nga eksponentë të shtetit të Serbisë.

“Shqetësim mbetet frikësimi dhe kërcënimi i qytetarëve, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, për të mos votuar të lirë”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër, Thaçi ka kërkuar që vendet e Quintit t’i bëjnë të qartë autoriteteve të Serbisë që nuk do të tolerohet interferimi në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Ju bëj thirrje që t’i dërgoni mesazh të qartë autoriteteve në Serbi që të mos frikësojnë apo kërcënojnë qytetarët serbë të Kosovës dhe t’i pengojnë të shprehin të lirë vullnetin e tyre politik”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit tonë ka kaluar kornizat e garës elektorale dhe bëhet cenim i integritetit të shtetit tonë dhe sigurisë së qytetarëve tonë.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Daka, ka thënë se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të jenë të drejta.

Kurse, drejtori i Përgjithshëm i PK, Maxhuni, ka thënë se Policia e Kosovës po bashkëpunon edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.

Në fund, Thaçi ka falënderuar KZQ-në, PK-në, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE dhe nga PE, që po bëjnë çdo gjë për të garantuar proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat