Thaçi, qytetarëve të Kosovës: Votoni për të ardhmen tuaj

Aktuale

Thaçi, qytetarëve të Kosovës: Votoni për të ardhmen tuaj

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 10:18
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar në shkollën fillore, “Faik Konica”.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Besoj se janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin e Kosovës për kultivimin e demokracisë, afirmimi për shtetin tonë të konsolidimit dhe forcimit të institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës prandaj ftoj të gjithë qytetarët pa dallim partie politike apo etine që të dalin masovikisht në zgjedhje të votojnë për të ardhmen e vet”, tha ai. 

***

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po voton në shkollën ‘Faik Konica’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat