Prokuroria e Shtetit: Dy persona po intervistohen, dyshohet se kanë kërcënuar një votues

Aktuale

Prokuroria e Shtetit: Dy persona po intervistohen, dyshohet se kanë kërcënuar një votues

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 10:50
Pamje nga konferenca e Prokurorisë dhe Policisë

(E plotësuar) - Prokurorja Laura Pula, tha se për procesin zgjedhor i cili po mbahet sot, Prokurori i Shtetit ka bërë përgatitjet e nevojshme për mbrojtje të votës. Pula bëri të ditur se deri tani nuk ka pasur ndonjë rast penal vetëm disa që janë në proces të verifikimit si rasti në Shtërpcë.

Pula: Prokuroria po i interviston dy persona

Sot në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve , këta prokuror do të qëndrojnë dhe do të prokurojnë së bashku, për të evidentuar çdo parregullsi të procesit zgjedhor  dhe duke përcjellore çdo manipulim të votës nga kushdo qoftë. Gjatë ditës së sotme e deri më tani nuk kei ndonjë rast penal, por kemi vetëm disa informacione të cilat janë në proces të verifikimit nga prokurorët që janë në vend ngjarje. Njëri prej rasteve që vyen të ceket është edhe rasti në Shtërpce i cili jemi në proces të verifikimit të gjitha informacioneve të marra  nga vendi i ngjarjeve më qellim që të dalim me një komunikatë të konfirmuar se çfarë është duke ndodhur në këtë vend. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me policinë i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme edhe në incidentet  e ditëve të kaluara për të cilat tani më janë bërë publike. Sot me urdhër të Prokurorit të Sh tetit , jemi në proces të intervistimit të dy personave S.P edhe T.P pasi të njëjtin e kanë kërcënuar personin XH.D , dhe tani janë duke u marrë dhe intervistuar nga prokuroria dhe duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore. “, tha Pula.

Ajo ka ftuar qytetarët, përfaqësuesit politik,  organizatat të ndryshme që të denoncojnë çdo rast për të cilën kanë dyshime apo keqpërdorime të manipulimit të votave nga kushdo qoftë.  Ajo ka thënë se të gjithë të interesuarit , për të paraqitur në prokurori rastet duhet të paraqesin tek prokurorët kujdestar nëpër stacionet e policore nëpër qendrat që janë në Kosovë, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren.

Naim Rexha nga Policia e Kosovës, tha se ky institucion ka bërë mbulimin e të gjitha qendrave të vendvotimit në Republikën e Kosovës.

Ai bëri të ditur se PK i ka në trajtim 4 informacione që kanë mbërritur nga qendra te ndryshme të votimeve.

Në përgjithësi thotë ai, PK vlerëson se është një aktivitet i qetë.

Rexha: Policia i ka në trajtim katër informacione të cilat kanë ardhur nga qendrat e votimeve

“Që nga ora 03: 00 e ditës së sotme policia e Kosovës është plotësisht aktive në përmbushjen e urdhrit operativ të angazhimeve të saja sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme të cilat janë në vijim. Në përgjithësi bashkëpunimi është shumë i ngushtë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe e kemi mbulimin e të gjitha Qendrave të votimit në Republikën e Kosovës duke mos përjashtuar edhe objektet tjera të cilat janë në funksion të KQZ-së. Deri në këto momente gjithsejtë policia e Kosovës i ka në trajtim katër informacione të cilat kanë mbërri nga qendrat e ndryshme të votimeve, të cilat është duke i trajtuar në bashkëpunim të ngushtë në nivel lokal me prokurorin përkatës të shtetit”, tha Rexha.

***

Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës po mbajnë një konferencë për media, ku pritet të njoftohet lidhur me procesin zgjedhor.

Kjo është konferenca e parë që po mbajnë Prokuroria dhe Policia, institucione këto të cilat janë mobilizuar për një proces të rregullit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat