Policia shoqëron tre persona në stacion, për presion mbi votuesit

Aktuale

Policia shoqëron tre persona në stacion, për presion mbi votuesit

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 14:57
Policia e Kosovës

Një votues është ankuar se i është bërë presion nga disa të rinj para se të hynte në qendrën e votimit në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren.

Rexhep Kryeziu tha se duke hyrë në qendër të votimit, tre persona e kanë ndalur dhe e kanë pyetur se për kë do të votojë.

Kryeziu tha se e ka lajmëruar policinë për atë që e ka konsideruar si presion.

Policia ka reaguar duke i marrë në pyetje tre personat të cilët kanë qëndruar në oborr të shkollës dhe më pas i kanë shoqëruar në stacion policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat