Kurti: Ky është çlirimi për Kosovën, mesazh partive tjera

Aktuale

Kurti: Ky është çlirimi për Kosovën, mesazh partive tjera

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 23:05
Shpend Ahmeti, Visar Ymeri e Albin Kurti

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kremtuar siç e quajtën ata fitoren duke dal subjekti i parë në Kosovë.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kjo ditë është festë e demokracisë, ku fitoi guximi mbi frikën, e shpresa mbi dëshpërimin.

Kurti: Me zemër na presin edhe shumë fitore

“Ka fituar guximi mbi frikën, ka fituar shpresa mbi dëshpërimin, e ka fituar dashuria mbi indiferencën. Edhe guximi, edhe shpresa, edhe dashuria kanë fituar me zemër. Me zemër na presin edhe shumë fitore të reja e të tjera në të ardhshmen. Njëri koalicion me 16 parti, e koalicioni tjetër me 6-7 parti janë tkurrur shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014-të. LVV tash është partia e parë, tash është partia më e madhe në Kosovë.....U vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtë orientimit për shtet të së drejtës, për shtet zhvillimor, për shtet social dhe po ashtu i dhanë përkrahje idesë për thellim e zgjerim të partneritetit tonë para së gjithash me SHBA, Gjermanin, vendet të tjera të BE-së dhe me NATO-n. Nga këtu unë ua bëjë me dije të gjithë qytetarëve se e kemi marrë mesazhin e tyre dhe i sigurojmë se do t’i mbajmë premtimet tona që dolën nga 40 prioritete e Republikës“, tha Kurti.

Ndërsa, kryetari i Prishtinë dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, tha se qytetarët votuan me mendje të pastër dhe me zemër.

Ahmeti: Jemi subjekti më i madh në Republikën e Kosovës

“Sot jemi subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës. Kohë të mira po vijnë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Faleminderit Prishtinë, e nxorët Vetëvendosjen me mbi 45 për qind. Jemi të paret në shumicën e qyteteve të mëdha të Republikës së Kosovës. Prej 100 mijë vota të cilat i kishim në vitin 2014, kemi kalu mbi 220 mijë vota, më shumë se dyfishin. Ky numër i votave ia kalon secilës parti individualisht se sa i kanë marrë në këto zgjedhje...faleminderit për mbështetjen që na dhatë gjatë gjithë fushatës, por më së shumti faleminderit që sot votuat me zemër. Tashmë është e qartë që demet që iu kanë bërë Kosovës, do të ndalen dhe të mirat që e presin Kosovën do të arrihen. Po ashtu, është e qartë që VV do ta udhëheq qeverinë e ardhme të Kosovës dhe tashmë është e qartë që Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

E kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se sot u dëshmua se qytetarët duan një Kosovë ndryshe.

Ymeri: Qytetarët dëshmuan se e duan një Kosovë ndryshe

“ Sot u dëshmua që qytetarët e Republikës së Kosovës, e duan një Kosovë plotësisht ndryshe. Këtë përkrahje që na dhatë gjatë tërë kësaj fushate, gjatë tërë këtyre viteve tona nëpër protesta, në aksione politike dhe sot në ditën e zgjedhjeve. Me këtë përkrahje e dëshmuat që populli i Kosovës nuk i duron këto koalicione, e nuk e duron krimin e korrupsionin. Shtetin do ta bëjmë pa hajna. VV është subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës, dhe  është i vetmi subjekt që po rritet. Në këto zgjedhje sot,  Lëvizja VV fitoi kundër koalicioneve që janë bërë bashkë, Lëvizja VV fitoi kundër pareve që ata i kishin vjedhur, e i shfrytëzonin për fushatë. VV fitoi kundër kapjes së shtetit që e keqpërdorën në këtë fushatë. VV fitoi kundër krimit të nëntokës, që u vesh me petkun e mbi tokës. VV fitoi vetëm për një arsye sepse me VV është populli i Kosovës”, tha ai.

Drejtuesit e VV-së, thanë se nga prej 100 mije vota kemi kalu mbi 220 mijë vota.

Ahmeti: Albin Kurti do të jetë kryeministër i vendit

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se qytetarët votuan me mendje të pastër sipas kryesorja votuan me zemër.

“Ju thash qe me 11 qershor ne festojmë. Votuat me mendje të pastër por kryesorja votuat me zemër. Kohe të mira po vinë për qytetarët e Kosovës. Faleminderit që nxorrët Vetëvendosjen me 45%. Prej 100 mije votave qe kishim me 2014 tash kemi mbi 200 mijë vota”, tha Ahmeti.

Ai ka thënë se është e qartë që dëmet që i janë bë Kosovës do të ndalen.

Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje do të  udhëheqë qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurti do të jetë kryeministër i vendit.

“Sot jemi subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës. Kohë ë mira po vjen për krejt qytetarët e Kosovës. E nxorët vetëvendosjen mbi 45 për qind. Jemi të paret në shumicën e qyteteve të Republikës së Kosovës. Prej 100 mije vota kemi kalu mbi 220 mijë vota. Ky numër i votave ia kalon secilës parti individualisht. Tashmë është e qartë, që demet që iu kanë bërë Kosovës, do të ndalen. Vetëvendosje do ta udhëheq qeverinë e ka dhe Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Image
Lëvizja Vetëvendosje ne shesh

Vetëvendosje feston në shesh (Drejtpërdrejt)

Lëvizja Vetëvendosje po kremton fitoren siç e kanë quajtur ata të madhe në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Sheshi “Zahir Pajaziti” është mbushur me një numër të madh të simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje po feston për fitoren, që siç e kanë quajtur ata është fitorja më e madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Festa ka nisur në orën 22:30 dhe duket një numër i madh i njerëzve që i janë bashkangjitur.

Në konferencën për media, Vetëvendosje kanë konsideruar fitore të dyfishtë dhe kanë thënë se janë subjekti i parë në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat