Thaçi: Vëzhguesit e BE-së dëshmuan që zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike

Aktuale

Thaçi: Vëzhguesit e BE-së dëshmuan që zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:16
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vlerësimin e vëzhguesve të BE-së, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Vëzhguesit e BE-së, kanë vlerësuar se procesi i zgjedhje në Kosovë ka qenë i mirë më disa probleme të vogëla.

Ndërsa, Thaçi ka thënë se më këtë dëshmohet se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike.

Postimi i plotë i tij:

E mirëpres vlerësimin e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë që konfirmon edhe një herë se zgjedhjet ishin të lira e demokratike dhe përmbushën standardet ndërkombëtare.

E falënderoj BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës sime për të dërguar misionin vëzhgues dhe falënderoj mbi 100 vëzhgues, të kryesuar nga Alojz Peterle, që të dielën vëzhguan zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu, e mirëpresim raportin që do ta përpilojnë e që do të na shërbejë që të përmirësojmë edhe më zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat