Retro/Ja me cilën parti zvicerane është e lidhur ngushtë Lëvizja Vetëvendosja

Aktuale

Retro/Ja me cilën parti zvicerane është e lidhur ngushtë Lëvizja Vetëvendosja

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 qershor 2017 Në ora: 20:15
Lëvizja Vetëvendosje

Poshtë me gjithë qeverinë! Protestat në Kosovë nuk përfundojnë ende, ku edhe në ditën e pavarësisë, para një jave, protestuan dhjetëra mijë qytetarë, mes tyre edhe disa grupe nga Zvicra. Brezi i dytë nga Kosova në Zvicër, të cilët kanë edhe pasaporta zvicerane, të mirë shkolluar dhe me shpirt revolucionar - si ekonomistja Njomza Gutaj nga kantoni i Cyrihut: “Korrupsioni dhe keqpërdorimet qeveritare nuk durohen më. Unë jam këtu, për të mbështetur familjen time. Që Kosova të bëhet një vend më i mirë.” Njomza Gutaj është anëtare e Vetëvendosjes në Zvicër. Partia më e madhe opozitare ka një degë të saj në Zvicër.

Bashkimi me Shqipërinë dhe gazi lotsjellës

Themeluesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkon të drejtën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i frikësohet një Shqipërie të Madhe.

Zvicerani Faton Topalli, është deputet në radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht edhe anëtar i partisë zvicerane SP në regjionin Schaffhausen. Ai pas hedhjes së gazit lotsjellës tha: “Kemi nevojë për veprime të tilla, që populli të mund të shikojë më mirë.”

Albin Kurti ka përshëndetur mbështetjen nga diaspora. Ai është i interesuar tek diaspora, pasi beson në shkollimin e tyre të mirë. “Të rinjtë shqiptarë, të cilët, jetojnë në Zvicër, kanë ambicie më të mëdha për Kosovën sesa shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovë. Shqiptarët e Zvicrës e dijnë, sesi mund të ndryshojnë Kosovën.”

Dega e Vetëvendosjes në Zvicër mohon se është mashineria e financimit të Vetëvendosjes në Kosovë: Përkundër, thotë Njomza Gutaj, “Lëvizja interesohet për eksperiencat dhe të hyrat tona."

Lidhje të ngushta me SP

Mes Vetëvendosjes dhe SP Zvicër ka lidhje të ngushta: Ideologjikisht dhe me anëtarësinë e përbashkët. Dega e Vetëvendosjes në Zvicër dëshiron këtë bashkëpunim ta thellojë, për t'i aktivizuar politikisht banorët shqipfolës në Zvicër.

SP e përshëndet këtë ide, por e merr me distancë. Peter Hug, sekretari i SP për jashtë thotë, “Hedhja e gazit lotsjellës në parlament dhe bashkimi me Shqipërinë janë për ne absolutisht NoGos (të papranueshme- F.D.). Por ngjashmëritë tona rreth 80 përqind me Lëvizjen nuk mund të prishin 20 përqindëshin e mos dakortësimit. Ne jemi për një dialog kritik dhe solidar.”/Bota sot

Image
Flamuri i Zvicrës në protestën kundër qeverisë në Prishtinë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat