Haradinaj priti babain e dëshmorit Hakif Zejnullahu

Aktuale

Haradinaj priti babain e dëshmorit Hakif Zejnullahu

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 15:57
Sabit Zejnullahu dhe Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Sabit Zejnullahun, babain e dëshmorit Hakif Zejnullahu.

Haradinaj përmes Facebook-ut ka thënë se Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarët e tij janë sinonim I një brezi të tërë për liri.

Postimi i Haradinajt

Sot e prita Bacë Sabit Zejnullahun, babën e Hakifit që është sinonim i një brezi të tërë për liri. Të djemve që të kujtojnë Ademin, Luanin, Shkelzenin, Adrianin, Zahirin, Edmondin...e mijëra luftetarë të tjerë, që ranë ndër breza për lirinë e vendit.

E gjithë kjo përputhet në këto ditë Qershori, që është muaji i përvjetorit të lirimit të qyteteve dhe të atdheut në përgjithësi.

Në nderim të kësaj dite dhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Lavdi të rënëve për liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat