Rrustem Mustafa-Remi tregon kush do ta formojë Qeverinë

Aktuale

Rrustem Mustafa-Remi tregon kush do ta formojë Qeverinë

Nga: BOTA SOT Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:47
Rrustem Mustafa – Remi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë Kosova do ta ketë qeverinë e saj në afat rekord.

Remi, në një postim në Facebook, ka shkruar se formimin e Qeverisë do ta bëjë "koalicioni i PDK-së me kryeministër Ramush Haradinaj", shkruan Bota sot.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Në afat rekord pas përfundimit te procesit zgjedhor do të kemi formimin e Qeverisë nga PDK dhe koalicioni fitues me kryeministër Ramush Haradinaj… Mentaliteti me performanca të dobëta, jo krijuese, zhvilluese, në raport me interesat publike e shoqërore, do të largohen nga qeverisja…”/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat