Haziri: Veselin e larguam për tri orë nga pretenduesi për kryeministër

Aktuale

Haziri: Veselin e larguam për tri orë nga pretenduesi për kryeministër

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 22:48
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se përgjegjësia përpjestohet për të gjithë në parti, sepse partia ka dalë e treta.

Ai ka thënë në emisionin “Debat Plus” se Hashim Thaçin është dashur që pas 6 viteve ta largojnë nga pozita e kryeministrit, duke e negociuar atë.

“Por, ne si parti Kadri Veselin e kemi larguar nga pretenduesi për kryeministër vetëm për tri orë”, ka theksuar Haziri.

Ai ka theksuar se prurjet në parti dhe aleancat më partitë e tjera, i kanë marrë votat e LDK-së, dhe nuk është se kanë sjellë vota të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat