Kaq është i pasur Haxhi Shala (Dokument)

Aktuale

Kaq është i pasur Haxhi Shala (Dokument)

Nga: B.S Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:34
Haxhi Shala

Për dallim prej shumë kolegëve të tij deputetë, deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, nuk ka kredi bankare.

Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, e trashëguar dhe një banesë personale në vlerë prej 30 mijë eurosh, përcjell Bota sot.

Shala ka deklaruar para të gatshme në bankë 6 mijë euro, si deputet ka pagë vjetore 20,893.08 euro, për mëditje 177.30 euro, ndërsa gruaja e tij që punon në PTK, ka pagë vjetore 7,560.00 euro.

Pasurinë e tij mund ta shihni KËTU./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat