Pacolli: Ky do të jetë kryeministri i Kosovës, ja sa deputetë ka AKR-ja

Aktuale

Pacolli: Ky do të jetë kryeministri i Kosovës, ja sa deputetë ka AKR-ja

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 17:10
Shefi i shtabit zgjedhor nga Aleanca Kosova e Re, Rrahim Pacolli

Shefi i shtabit zgjedhor nga Aleanca Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka thënë se AKR-ja do t’i bashkëngjitet partisë që e ka shumicën shqiptare, por nuk është i pajtimit që të bëjnë koalicion me PAN-in, megjithatë ka shtuar se kryesia e partisë do të vendos në të ardhmen.

Ai ka thënë se i vetmin njeri që mendon se i ka fituar zgjedhjet është Albin Kurti dhe Vetëvendosje.

Pacolli në një intervistë për kp, ka thënë se kanë arritur t’i kenë gjatë deputetë.

Pacolli: Kurti është fitues dhe ai duhet të formoj Qeverinë

“Unë mendoj që njeriu më i votuar në Kosovë është Albin Kurti. Edhe në këtë rast Vetëvendosje ka fituar me thënë të drejtën. AKR-ja ka koalicion me LDK-në, edhe ne nuk kemi vendosur për një gjë të tillë. Unë mendoj që kush i ka mbi, kushdo qoftë ai, kush i ka mbi 61 ose 62 deputet shqiptarë mund të bëjë Qeverinë. Qeveria me deputetë serbë nuk bëhet, nuk është qeveri stabile edhe nuk i kontribuon qytetarëve të Kosovës. Unë mendoj që na shkojmë kush i arrin me neve 61 deputet që e ka shumicën absolute shqiptare në parlament. Bashkë me LDK-në mendoj që ne duhet të shkojmë edhe në opozitë ose me shkuar me Vetëvendosjen dhe me krijuar qeverinë e re. Unë nuk jam dakord me shkuar me PAN, normal që vendos kryesia në të ardhmen”, tha Pacolli. 

Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin që ka arrit AKR-ja, duke shtuar se nuk kanë qenë të organizuar mirë në disa regjione.

Pacolli: Sipas rezultateve kemi 6 deputet

“Unë mendoj që mirë ka shkuar koalicioni me LDK-në, i kemi diku 5-6 deputetë informatat që i kam në terren. Pesë i kemi të sigurt po mund të jenë edhe gjatë, kështu që rezultatet janë mirë. Kemi pasur dëshirë me qenë më mirë po nuk janë, nuk besoj koalicioni, organizimi në disa regjione që ka qenë pak i dobët, ky do të përmirësohet në të ardhmen”, tha Pacolli.

Ndryshe rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, koalicion LDK-AKR-Alternativa ka dal e treta për nga renditja me 25.79 %, në vendin e dytë radhitet Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind, dhe koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka dal e para me një rezultat prej 33.92 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat