Policia: Fëmijët që luajtën lojën “Balena e kaltër” kishin shenja në trup

Aktuale

Policia: Fëmijët që luajtën lojën “Balena e kaltër” kishin shenja në trup

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 18:10
Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se loja e quajtur “Balena e kaltër” ka sjellë gjashtë raste në rajonin e Prishtinës ku fëmijët ishin bërë pjesë e lojës tashmë të rrezikshme.

“Është një temë shqetësuese sidomos për fëmijët të cilët janë pjesë e kësaj loje.  Ne e kemi lëshuar një informacion për t’i njoftuar qytetaret se është duke qarkulluar një lojë që ka pasoja për fëmijët”, ka thënë Kelani në Info Magazine.

“Sot i kemi të raportuara gjashtë raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve një rast nga Drenasi dhe tjerat nga Prishtina”, tha Kelani.

“Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë  edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë”, ka thënë Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat