Sot bëhen tri vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”

Aktuale

Sot bëhen tri vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 08:17
Ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë

Një ditë pas heqjes së barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, konkretisht më 18 qershor 2014, serbët sërish bllokuan urën me barrikadën të quajtur “Parku i Paqes”.

Kryetari, Goran Rakiq, pati thënë se këtë veprim për ribllokimin e urës po e merr në koordinim të plotë me qeverinë e Serbisë. I pranishëm gjatë gjithë aksionit ka qenë edhe shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Forca të shumta policore as nuk kanë tentuar të parandalojnë bllokimin. Ndërkohë, kryetari i pjesës veriore e ka ftuar atë të pjesës jugore, Agim Bahtirin, që pjesën tjetër të urës së Ibrit ta shndërrojë poashtu në park.

“Parku i Paqes”, është hequr dy vite më vonë, konkretisht më 14 gusht të vitit 2016.  Heqja është bërë pas implementimit të marrëveshjes nga dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë.

Image
Ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat