Tri rekomandimet e QKRMT-së për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Aktuale

Tri rekomandimet e QKRMT-së për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 10:09
Pamje nga tryeza në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt

(E plotësuar) - Rishikimi i kornizës ligjore për politika kombëtare për të siguruar që të dhunuarat e luftës të njihen si viktima të dhunës seksuale, të ofrohen shërbime shëndetësore për viktimat e dhunës dhe të ofrohet mbështetje për këto viktima janë 3 rekomandimet që Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Dhunës i ka paraqitur gjatë një tryeze në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së, tha se 15 vite më radhë organizatat që kanë avokuar për këto viktima janë të vetmet që janë angazhuar në njohjen e viktimave.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se rruga për të arritur aty ku jemi sot ishte e gjatë, dhe e mundimshme. Ai theksoi se Kosova ka pasur vonesë në njohjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Komisioni për njohjen e viktimat e dhunës seksuale në Kosovë është formuar dhe zyrtarisht viktimat do të mund ti kërkojnë të drejtat e tyre që i kanë të siguruara edhe me ligj.

***

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt dhe në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, organizon tryezën “ Drejtësia e vonuar - drejtësi e mohuar:

Stërzgjatja e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuarit e luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat