Ambasadori britanik ka një kërkesë për Qeverinë e ardhshme

Aktuale

Ambasadori britanik ka një kërkesë për Qeverinë e ardhshme

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 11:14
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, tha se Qeveria e ardhshme duhet ta formojë Fondin per pensione për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

 Ai kërkoi që këto pensione të jenë dinjitoze sepse shumat e vogla do të ishin diskriminuese për këto viktima.

Ambasadori  O’Conell tha se të mbijetuarat dhe fëmijët e tyre nuk duhet të fajësohen për atë që u ka ndodhur.

Sipas tij këto viktima nuk duhet të ndihen të larguara nga shoqëria dhe të rritet niveli i llogaridhënies ndaj këtyre viktimave.

O’Conell këtë deklaratë e ka thënë gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat