Kjo është përgjigja e Lutfi Hazirit për Albin Kurtin

Aktuale

Kjo është përgjigja e Lutfi Hazirit për Albin Kurtin

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 15:44
Lutf Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutf Haziri nuk ka dashur që t`i komentoj shumë deklaratat e Albin Kurtit, ku iu bënë thirrje LDK-së që t`i bashkohen VV-së, dhe kësisoj së bashku ta rrëzojnë klanin Pronto.

Haziri ka thënë që janë akoma në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe më pas do të bisedojnë rreth kësaj.

“Po presim certifikimin e rezultateve dhe më pas do të dalim edhe ne me statuse”, tha Haziri.

Po ashtu edhe kandidatja për deputete nga LDK, Besa Gaxherri gjatë ditës së sotme ka thënë që janë në pritje të certifikimit të deputetëve, por  nuk ka përjashtuar mundësinë  që mes tyre mund të ketë takime kolegiale.

Ndërsa Albin Kurti është deklaruar sot se Lidhja Demokratike nuk duhet ta konsiderojë Lëvizjen Vetëvendosje po aq të largët sa PDK-në, duke rikujtuar kështu bashkëpunimin që kishte krijuar VLAN-i në zgjedhjet e kaluara.

Kandidati për kryeministër ndër te tjerash i ka tërhequr vërejtjen LDK-së se në rast se qëndron në opozitë, kjo parti u krijon deputetëve të saj mundësinë për të përkrahur koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat