Kryeziu thotë se LDK po mundohet ta ngulfat mendimin të anëtarëve të rinj

Aktuale

Kryeziu thotë se LDK po mundohet ta ngulfat mendimin të anëtarëve të rinj

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 16:41
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar sulmet që i janë bërë anëtarit të ri të LDK-së, Driton Selmanajt nga zyrtarët tjerë të kësaj partie pas deklaratës ku Selmanaj ka thënë se ai do të largohet nga LDK-ja, nëse kjo hyn në koalicion me PDK-në.

Kryeziu përmes një shkrimi në llogarinë  e tij në “Facebook” ka thënë se tentativa për t’a ngulfat mendimin publik është dekurajimi i parë që i bëhet të rinjve të cilët iu kanë bashkuar grupimit politik të LDK-së.

“Tentativa për t’a ngulfate mendimin publik është dekurajimi i parë që i bëhet të rinjve të cilët iu kanë bashkuar grupimit politik të LDK-së. Përveç se është tregues se këta politikaj të rinj u përdoren për fushatë zgjedhore, ndryshim të votave e jo për ndryshim të politikë-bërjes. Kjo qasje edhe tentativë që përmes linçimit publik t’i urtojë dhe mospërfill qëndrimet e deputetëve tuaj, e ka nxjerrë të fundit subjektin tuaj në zgjedhjet parlamentare”, ka shkruar Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat