Kosova me ambasadë edhe në Senegal

Aktuale

Kosova me ambasadë edhe në Senegal

Nga: Bota sot Më: 21 qershor 2017 Në ora: 15:01
Ambasadori i Kosovës, Ramadan Gashi ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit senegalez, Macky Sall

Diplomacia e Kosovës këto ditë bëri edhe një shtrirje të re duke u zgjeruar edhe në kontinentin afrikan, me përfaqësim dhe prezencë të përhershme diplomatike. Është kjo një arritje shumë e rëndësishme e shtetit të Kosovës që, tashmë po pranohet në mbarë ruzullim tokësor, duke u bërë pjesë aktive e veprimtarisë diplomatike, që është komponenti I rëndësisë së veçantë, për një shtet të ri të sapodalë nga robëria, siç është Republika e Kosovës.

Republika e Kosova tashmë e ka në Senegal ambasadën dhe ambasadorin Ramadan Gashi, i cili ia ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Shtetit të Senegalit, SH. T. Z, Macky Sall, dhe në këtë vend të largët, shteti I Kosovës e ka ambasadori i parë të akredituar.

Me rastin e ceremonialit të pritjes dhe të zyrtarizmit rë ambasadorit Ramadan Gashi, janë shprehur konsideratat më të larta për përpjekjet liridashëse dhe angazhimin për emancipimin demokratik të popullit të Kosovës për shtetformimin demokratik, që Senegali i ka ndjekur me vëmendje, prandaj me kënaqësi Kosovës ia ofron bashkëpunimin diplomatik, si mundësi për thellimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit aktiv në zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera në mes dy vendeve dhe dy popujve..

Me këtë rast duke e falënderuar Presidentin senegalez për pritjen e ngrohtë, ambasadori kosovar, ka shprehur kënaqësinë e tij që ndodhet në një vend me bukuri te jashtëzakonshme dhe histori të rëndësishme, duke theksuar sidomos kontributin e themeluesit të shtetit të Senegalit, Presidentit Léopold Sédar Senghor, për të cilin ambasadori Gashi ka theksuar se ka pasur rastin dhe nderin ta takoj dy herë dhe se, është falënderues për kontributin e tij të çmueshëm, që i bën të mburren jo vetëm senegalasit, por edhe kosovarët, që do ta kujtojnë me respekt mirëkuptim për luftën e drejtë dhe përpjekjen çlirimtare të kosovarëve kundër regjimi serb. Ambasadori Gashi ka falënderuar edhe gatishmërinë e Senegalit për njohjen e shtetit të Republikës së Kosovës, që në ditët e para pas shpalljes së Pavarësisë duke përkujtuar:, 

“Vendi im, është përjetësisht falënderues që Ju jeni rreshtuar në mesin e vendeve të para të botës për të njohur pavarësinë e vendit tonë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe, prandaj nuk është i rastit as fakti, që Kosova ka zgjedhur Senegalin për të hapur ambasadën të parë në kontinentin e Afrikës”, është shprehur ambasadori Gashi, duke e njoftuar Presidentin Sall, edhe mbi ecurinë e historikut të Republikës së Kosovës, ndërkohë që është diskutuar edhe mbi mbarëvajtjen e procesit të njohjeve dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat