Komandanti i KFOR-it tregon rreziqet që i kanosen Kosovës

Aktuale

Komandanti i KFOR-it tregon rreziqet që i kanosen Kosovës

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:08
Giovanni Fungo

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, ka thënë se në Kosovë janë paraqitur disa sfida të sigurisë, ku situata e përgjithshme e sigurisë mund të bëhet shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme në mbarë rajonin me përhapje të shpejtë të dhunës.

Komandanti i KFOR-it, italiani Giovanni Fungo këto vlerësime i ka dhënë në Parlamentin Europian në Bruskel.

Ai ka thënë se siguria në Kosovë është e ndërlidhur me stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në Kosovë “çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus”, ka vlerësuar komandanti i forcave të NATO-s.

Gjatë debatit mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor në nënkëshillin për siguri dhe mbrojtje të PE-së ai ka sqaruar se “ekziston një ndikim i fuqishëm të Rusisë në rajon, ndonëse nuk ka fakte për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Moskës”.

Gjenerali Fungo ka theksuar se “tensionet politike dhe ndëretnike godasin të gjithë njerëzit në rajon” dhe ka shtuar se “tensione midis grupeve etnike gjatë muajve të fundit ka pasur sidomos në Kosovë”.

Ashtu siç është shprehur komandanti i KFOR-it, “në fakt bëhet fjalë për një ndërfutje të tërthorët , me mesazhe të fuqishme në favor të nacionalizmit serb, të dhënies së mbështetjes elitave, që shoqërohet me shumë lajme të rreme”.

Këtu bëhet fjalë, sipas komandantit të KFOR-it, për “luftën me monumente, betejën pa armë rreth simboleve të ndryshme, gjë që mund të mënjanohet sikur të kishte ndikim të medieve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat