Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn

Aktuale

Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:55
Pal Lekaj

Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Në një intervistë për “InfoBox”, ai ka thënë se Haradinaj do të marrë vota edhe nga partitë e tjera, përveç atyre të koalicionit PAN.

“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që do ta votojnë Haradinajn”, ka thënë Lekaj.

Ai ka njoftuar se ka arritur që të fitojë votat për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat