Limaj: Kam pritur më shumë nga PAN, qytetarët vendosen ndryshe

Aktuale

Limaj: Kam pritur më shumë nga PAN, qytetarët vendosen ndryshe

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 22:28
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Liman në emisionin “Debat+” të RTV Dukagjinit, tha se ka pritur një rezultat më të mirë në koalicion me “PAN”. Ai tha se ish-kampi opozitarë, ka pas rritje, me çka është dëshmuar që qytetari ka votuar për ndryshim.

“Unë kam pritur një rezultat më të mirë. Them të drejtën kam pritur më shumë nga PAN. Por, qytetari ka votuar ndryshe”, ka thënë Limaj

Ai ka treguar se në këto zgjedhje kampin opozitar ka pasur ngritje,

“Qytetarët këtë herë e kanë votuar më shumë opozitën, dhe kjo tregon se qytetarët po duan ndryshime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat