Sekuestrohet sasi e madhe droge në veri të Kosovës

Aktuale

Sekuestrohet sasi e madhe droge në veri të Kosovës

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 10:24
Aksioni i Policisë ka ardhur pas vëzhgimit të situatës për rreth një muaj nga ana e Policisë e cila kishte instaluar kamera në atë lokacion.

Një sasi prej rreth 4 mijë rrënjë të bimës marihuanë të mbjellura në një parcelë në fshatin Llozhishte të komunës së Zveçanit, janë sekuestruar të mërkurën nga Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të mediave.

Sipas këtyre burimeve aksioni i Policisë ka ardhur pas vëzhgimit të situatës për rreth një muaj nga ana e Policisë e cila kishte instaluar kamera në atë lokacion.

"Pamjet kanë mundësuar identifikimin e kultivuesve të kësaj droge, ndërsa Policia është në kërkim të tyre", kanë thënë burimet, duke shtuar se bimët janë shkatërruar plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat