Kjo është pasuria e Ilir Dedës

Aktuale

Kjo është pasuria e Ilir Dedës

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 10:58
Ilir Deda

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se jeton në një banesë me qira.

“Nuk kam pasuri te paluajtshme, banoj me qira”, deklaroi ish- deputeti.

Të hyrat e ish- deputetit Deda sipas regjistrit të deklarimit janë 31 mijë euro. Në këtë regjistër, Deda deklaroi se nuk ka pasuri të paluajtshme e as të luajtshme.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, Deda ka deklaruar të ardhura vjetore 20 mijë e 934 euro. Gjithashtu ka deklaruar se ka marrë kthim të sigurimeve shëndetësore prej 930 eurove.

Për dallim  nga deklarimi i vitit të kaluar, Ilir Deda ka thënë se ka të ardhura vjetore të bashkëshortes në vlerë prej 10 mijë e 200 eurove.

Ish-deputeti ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë detyrime kreditore në banka.

Deda përpara se të ishte deputet i pavarur dhe më pas ta themelonte Alternativën, ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Vitin e kaluar edhe Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk ka as shtëpi e as makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat