Trump me vendimin e parë për Ballkanin: Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj e Azem Syla në listë të zezë

Aktuale

Trump me vendimin e parë për Ballkanin: Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj e Azem Syla në listë të zezë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 14:44
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Azem Syla, Fatmir Limaj

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendim për Ballkanin Perëndimor me të cilin vazhdohen masat të cilat para 16 vitesh i ka marrë ish presidenti i SHBA Geroge W. Bush, ka publikuar Shtëpia e Bardhë.

Vendimi në mes tjerash përfshinë edhe listat e zeza për persona dhe organizata të cilat janë nën sanksione të SHBA’së për shkak të shkeljes së Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit dhe kërcënimit për siguri kombëtare dhe interesa të SHBA,.

Në këtë listë vazhdojnë të jenë prezentë figura të rëndësishme të politikës dhe jetës publike të Kosovës.

Emrat, e Fatmir Limajt, Daut Haradinajt, Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës, Rexhep Selimit, Azem Sylës, e Emrush Xhemajlit, do të vazhdojnë të jenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump për herë të parë prejse e ka marrë detyrën ka nënshkruar një vendim ekzekutiv i cili ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor të cili e ka vazhduar edhe për një vit.

Më 26 qershor 2001 Bush ka dhënë urdhëresën ekzekutive me të cilën shpallë se janë kërcënuar interesat e SHBA’së nga disa individë dhe organizata në BeH, Maqedoni dhe në Kosovë.

Ajo parasheh disa pasoja juridike, duke përfshirë bllokadën e pasurisë, ndalimin e hyrjes në SHBA dhe transaksionet financiare për të akuzuarit e Hagës dhe afër 150 persona dhe organizata të cilat vihen në lidhje me të akuzuarit për krime lufte, organizata terroriste, apo minim të Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit.

Uashingtoni konsideron se këta persona kërcënojnë paqen dhe procesin e stabilizimit në rajon.

“Kërcënimi, i cili pasqyrohet me veprimet e personave të cilët janë kyçur, ndihmojnë apo financojnë dhunë ekstremiste në Maqedoni dhe në vende tjera të Ballkanit Perëndimor, apo me opstrukcione për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, dhe të rezolutës 1244 të KB në Kosovë, nuk është eliminuar”, pretendohet në vendim të cilin, pas Bush’it dhe Obama’s, e ka nënshkruar edhe Trump.

“Veprat e dhunës ekstremiste dhe veprimet opstruktive, të theksuara me këto Urdhëresa Ekzekutive, janë armiqësore ndaj interesave të SHBA dhe vazhdojnë të paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të SHBA. Për këtë arsye kam vendosur se është  e nevojshme të vazhdohet me masat e jashtëzakonshme kur është fjala për Ballkanin Perëndimor, pretendohet në vendimin e Trump’it.

Në këtë listë janë kryesisht emrat e serbëve të Bosnjes, por aty ka edhe nga vende të tjera të Ballkanit, duke përfshirë edhe emra të shqiptarëve, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat