Anton Quni jep lajmin e keq për PAN-in

Aktuale

Anton Quni jep lajmin e keq për PAN-in

Nga: A.Zh Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:47
Anton Quni

Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë shtuar zërat në deklaratat e tyre të fundit se për formimin e Qeverisë së re, ata kanë siguruar numrat përmes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se ai do të marrë vota edhe nga deputetët e LDK-së.

“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që do ta votojnë Haradinajn”, ka thënë mbrëmë Lekaj.

Por, deklaratën e Lekaj, e ka demantuar në një prononcim për gazetën “Bota sot” deputeti i LDK-së Anton Quni.

Ky i fundit ka mohuar kategorikisht se deputetë të partisë së tij, do të votojnë për kandidantin për kryeministër të PAN-it, Ramush Haradinaj.

“Asgjë të vërtetë nuk ka, absolutisht asgjë. Zero votë nga LDK-ja për koalicionin PAN. Se çka po dojnë ata duhet pyetur ata, por deri më tani asnjë votë nuk e kanë të garantuar prej deputetëve të LDK-së”, ka deklaruar Quni.

Ai ka theksuar se dëshmi për këtë i ka bisedat dhe informatat me kolegët e tij të partisë.

“Ato informata që bazohem unë, në bisedat me kolegët e mi deputetë, asnjë deputet nuk ka garantuar votë për kandidatin për kryeministër të PAN-it”, ka shtuar Anton Quni për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat