Gjykata Speciale shpall një vendim të mërkurën

Aktuale

Gjykata Speciale shpall një vendim të mërkurën

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 14:42
Selia e Gjykatës Speciale

Të mërkurën ,më 28 qershor, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauwr-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftim për media të Gjykatës Speciale, shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Poashtu bëhet e ditur se kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht..

Ky është njoftimi që Gjykata Speciale ua ka dërguar sot medieve: 

Më 28 qershor 2017, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të shpallë aktvendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave të rishikuar Të mërkurën ,më 28 qershor 2017, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Power-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht. Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.

Shpejt më pas, përmbledhjen e aktvendimit do të mund ta gjeni në faqen e Dhomave të Specializuara në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat