Krasniqi: Qeveria e re me më pak ministri

Aktuale

Krasniqi: Qeveria e re me më pak ministri

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 23:36
Jakup Krasniqi

Qeveria në largim kishte më se 21 ministri dhe secila ministri i kishte nga dy a më shumë zëvendësministra.

Ky numër i madh i ministrive dhe zëvendës ministrave, sipas Jakup Krasniqit nga NISMA për Kosovë duhet të ndryshojë në Qeverinë e ardhshme.

Krasniqi u shpreh se nuk është e nevojshme që vendi ti ketë më shumë se 15 ministri dhe secila prej tyre vetëm nga një zëvendës ministër.

“Është tepër i madh në raport me mundësitë buxhetore që i ka Kosova. Do të thotë maksimumi duhet të jenë 15 ministri. Mendoj se edhe aq shumë janë. Kurse edhe numri i zëvendës-ministrave duhet të jetë qaty-diku”, tha Krasniqi për Tribuna Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat