Daka tregon kur do të publikohen rezultatet përfundimtare

Aktuale

Daka tregon kur do të publikohen rezultatet përfundimtare

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 10:53
Valdete Daka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në fillim të javës që vjen do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 11 qershor.

Kështu ka thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

“Nuk mund të them datën e saktë, por pritet që në fillim të javës së ardhshme të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ndërsa certifikimi i tyre mund të bëhet pas 24 orëve pas  shpalljes së rezultateve, normalisht nëse nuk ka ankesa në PZAP”, ka pohuar Daka per zerin, duke shtuar se kjo vonesë në shpalljen e rezultateve përfundimtare ka ndodhur për shkak të rinumërimit të disa kutive me fletëvotime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat