"E patolerueshme që qeverisja t'i lihet në dorë një njeriu që vuan nga mania për pushtet”

Aktuale

"E patolerueshme që qeverisja t'i lihet në dorë një njeriu që vuan nga mania për pushtet”

Nga: A.M. Më: 24 qershor 2017 Në ora: 13:51
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Pas publikimit të një dokumentit i cili i ishte ofruar Lëvizjes Vetëvendosje për një marrëveshje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vitin e kaluar kanë ardhur reagimet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtari për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Shkodran Hoti përmes një postimi në Facebook e ka quajtur AAK-në parti të vogël si dhe ka thënë se është e patolerueshme që qeverisja t'i lihet në dorë një njeriu që vuan nga mania për pushtet.

Postimi i plotë:

AAK duhet të pajtohet më faktin se është një parti e vogël, që asnjëherë përgjatë ekzistencës së saj nuk mundi të arrijë as 15 deputetë. AAK është një organizim me logiikë bajraktariste, me struktura ku rolin kyç e kanë familjarët e akrabatë e Ramushit. Aktualisht AAK është 3 herë më e vogël se VV. Prandaj, është e patolerueshme që qeverisja t'i lihet në dorë një njeriu që vuan nga mania për pushtet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat