Frank Shkreli: “Bota sot” nuk u trembet temave kontraverse

Aktuale

Frank Shkreli: “Bota sot” nuk u trembet temave kontraverse

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2017 Në ora: 13:45
Frank Shkreli

Publicisti i njohur që jeton dhe vepron në SHBA Frank Shkreli, ka komentuar në lidhje me përvjetorin e 22-të të themelimit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Shkreli, i cili është një opinionist i rregullt i gazetës, ka thënë se “Bota sot” ofron lajme për zhvillimet politike në të gjitha trojet me shqiptarë.

Sipas tij, “Bota sot” po luan rolin që duhet të luajë shtypi i lirë, pasi ajo nuk u trembet temave që konsiderohen si kontraverse.

“Bota Sot ofron për shijen dhe interesimin e lexuesve kudo, lajme, intervista e komente për zhvillimet politike, ekonomike dhe ushtarake nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia, Mali i ZI e Presheva dhe gjithkund ku ka shqiptarë.  Nuk mungojnë as zhvillimet rajonale e ndërkombëtare dhe analizat e komentet mbi efektin që këto zhvillime mund të kenë mbi  zhvillimet politike të botës shqiptare. “Bota Sot” nuk  u trembet as temave që të tjerët mund t’i konsiderojnë si kontraverse. Edhe ky është një rol që duhet të luajë shtypi i lirë”, ka thënë ai.

Shkreli ka falënderuar gazetën për bashkëpunimin, duke uruar rritjen e interesimit të lexuesve, për të gjitha ato që ofron “Bota Sot”.

“Urime dhe përshëndetje në këtë përvjetor, duke ju falënderuar gjithashtu edhe për bashkëpunimindhe për botimin e shkrimeve të mia modeste. Me këtë rast i uroj  gazetës “Bota Sot”  edhe shumë e shumë përvjetorë të tjerë dhe suksese gjithnjë e më të mëdha në shërbim, mbi të gjitha të interesit kombëtar, por edhe në rritjen e interesimit të lexuesve, për të gjitha ato që ofron “Bota Sot”, kudo që ata jetojnë, në trojet tona në Ballkanin Perëndimor dhe për ne, që fati na ka hedhur në diasporë”, thuhet në urimin e publicistit Frank Shkreli./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat