Presidenti Thaçi uron Vuçiqin për detyrën e re

Aktuale

Presidenti Thaçi uron Vuçiqin për detyrën e re

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:13
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar se i ka uruar detyrën e re homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq.

Në një status të publikuar në facebook, Presidenti Thaçi, tha se përmes një bisede telefonike është pajtuar me Presidentin e Serbisë Vuçiq, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për më shumë lexoni shkrimin e plotë të Thaçit:

”Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re.

Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë. HTH”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat