Ish agjenti i SHIK-ut porosi Haradinajt, ja çfarë të pret nëse zgjidhesh kryeministër me votat e Listës Serbe

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut porosi Haradinajt, ja çfarë të pret nëse zgjidhesh kryeministër me votat e Listës Serbe

Nga: P.R Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:24
Ramush Haradinajt

Naim Miftari, ish ushtar i UÇK-së, dhe ish agjent i SHIK-ut, përmes një postimi në facebook ka drejtuar një mesazh ndaj kandidatit për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinajt.

Image
Naim Miftari

Sipas Miftarit, nëse Haradinaj do të zgjidhet kryeministër i Kosovës më votat e Listës Serbe, atëherë ai nuk do të jetë më kurrë më komandant e më pak kryeministër i shqiptarëve.

“Komandant nëse zgjedheni kryeministër i Kosovës me ndihmën e votave Serbe dhe varesh nga votat e listës Serbe dorë e zgjatur e Beogradit, nuk do jesh kurrë më në jetë tujën komandant i joni dhe as ma pak kryeministër i joni. Leni inatet nder veti e mos e sillni punën deri aty që ardhmëria e vendit tonë mu mvarë nga ata që na vranë, masakruan, na dhunuan, na djegën gjate tanë historisë të vonshme”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat