Rexhep Hoti: I kemi votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë

Aktuale

Rexhep Hoti: I kemi votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 00:05
Rexhep Hoti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka thënë se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, do ta krijojnë Qeverinë në kohë rekorde.

“Haradinaj është i nominuari për kryeministër, ai e ka të drejtën ekskluzive për të biseduar me partnerët”.

“Ai gjithmonë e ka në krah Veselin, por si i nominuar e ka ekskluzivitetin për të biseduar me partnerët tjerë”.

“Haradinaj është në bisedime të tilla. Ai do t’i bëj të ditura vetë këto bisedime. Ka shumë subjekte politike në Kosovë”, kështu ka thënë Hoti në Ballë për Ballë.

“Oferta e Haradinajt do të ketë përgjigje pozitive nga shumë grupe”.

“I kemi votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë”.

Hoti tutje ka thënë se të dytit nuk do t’i vijë radha për formimin e Qeverisë, sepse sipas tij këtë shumë shpejtë do ta bëj Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat