Presidenti Thaçi uron Edi Ramën

Aktuale

Presidenti Thaçi uron Edi Ramën

Nga: B.S Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:37
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka uruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka përshëndetur zgjedhjet në Shqipëri, duke uruar për suksesin e arritur, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat