Pacolli e zbulon bisedën që kishte me Hardadinajn, para se të hynte në koalicion me LDK

Aktuale

Pacolli e zbulon bisedën që kishte me Hardadinajn, para se të hynte në koalicion me LDK

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 20:21
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin Rubikon, ka thënë se nuk ka besuar që do të ndodhë një koalicion mes PDK-së e AAK-së.

“Unë kur e kam bërë koalicionin me LDK-në, kam konsideruar AAK-në si partneren e koalicionit paszgjedhor. Ramush Haradinaj thoshte me bindje të plotë se do të nuk do të hynte me PDK-në”, tha ai.

Ai tha se kthimi i Haradinajt nga Franca, do ta nxjerrte atë shumë lartë, nëse nuk do të hynte në koalicion me PDK-në.

“Ditën kur ka ndodhur koalicioni me LDK-në, e kam njoftuar Haradinajn”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat