Apostolova merr pjesë në pastrimin e parkut të Gërmisë

Aktuale

Apostolova merr pjesë në pastrimin e parkut të Gërmisë

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 07:16
Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do t'iu bashkohet aktivistëve dhe vullnetarëve të organizatës joqeveritare "Let's Do it Kosova" për pastrimin e parkut të Gërmisë në Prishtinë.

Ky aksion është pjesë e Javës së Diplomacisë Klimatike të organizuar nga Zyra e BE-së, me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit mbi nevojën e adresimit të ndotjes së ajrit, menaxhimit të mbeturinave dhe çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë eficiente në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat