Lirohet Sami Lushtaku

Aktuale

Lirohet Sami Lushtaku

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 16:59
Sami Lushtaku në këto momente ka dal nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc

(E plotësuar) - Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku në këto momente ka dal nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc.

Pas vendimit për shpalljen si i pafajshëm nga shkalla e tretë e Gjykatës Supreme, Sami Lushtaku ka dal edhe nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc.

Për ta pritur lirimin e Lashtakut jashtë burgut janë mbledhur familjarë e miq të tij. Aty gjendet edhe deputetja e Partisë Demokratike nga Skenderaj, Ganimete Musliu.

“Kërkesa ime dhe e bashkëluftëtarëve ka qenë që të ketë drejtësi në këtë vend. Unë po dal nga një burg në të cilin isha, por po me duket se po hyj në një burg tjetër”, ka thënë Lushtaku në paraqitjen e tij të parë publike pas lirimit nga burgu në Gërdoc. 

Në çdo moment pritet lirimi i Lushtakut nga paraburgimi

Dera e burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc pritet të hapet në çdo moment ku pritet që të lirohet nga paraburgimi kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.

Avokati i Lushtakut, Arianit Koci tha  se të gjitha procedurat kanë përfunduar për lirim dhe në çdo moment pritet lirimi i Sami Lushtakut nga paraburgimi.

Gazetarët që gjendet para burgut në Gërdoc raportojnë se është edhe djali i tij Mërgimi.

Image
Djali i Sami Lushtakut, Mergim Lushtaku, duke pritur para burgut per lirimin e te atit

Gjykata Supreme sot liroi Lushtakun nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.

Lirohet Sami Lushtaku

Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e Sami Lushtakut. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

Koci ka thënë se kërkesa e tij është aprovuar në tërësi.

“Është aprovuar  ankesa ime dhe Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat dhe masa e paraburgimit hiqet menjëherë”, ka thënë Koci.

Kujtojmë se kryetari i Skenderajt ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat