Presidenti uron për lirimin e Lushtakut

Aktuale

Presidenti uron për lirimin e Lushtakut

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 13:13
Presiendeti I vendit Hashim Thaçi

Presiendeti I vendit Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun, me rastin e lirimit nga burgu.

Përmes Facebok-ut, Thaçi ka theksuar se lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që sipas tij nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme.

“Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë”, shkruan Thaçi.

“Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre”, ka uruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat