SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Aktuale

SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 19:01
Hoyt Brian Yee

SHBA nuk mbështesë kurrfarë ndryshimi të kufijve në Ballkan, ka porositur zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, i cili konsideron se ndryshimi i kufijve nuk do t’i kontribuonte sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Kufijtë e vendeve të Ballkanit janë qartë të definuara, të njohura ndërkombëtarisht dhe nuk janë çështje e kontestit. Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do t’i kontribuonte sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Yee për gazetën greke “Katimerini”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat