Faik Shaqiri u arrestua dhe do të ekstradohet nga Gjermania për vrasjen e policëve të UNMIK-ut

Aktuale

Faik Shaqiri u arrestua dhe do të ekstradohet nga Gjermania për vrasjen e policëve të UNMIK-ut

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 19:00
Policia e Kosovës

I arrestuar i tretë për vrasjen e dy policëve në vitin 2004, për të cilin Prokuroria Speciale njoftoi të mërkurën se do të ekstradohet në Kosovë së shpejti, është Faik Shaqiri.

Insajderi ka mësuar se Shaqiri është arrestuar javën e kaluar në Gjermani, ndërsa dorëzimi i tij tek autoritetet kosovare pritet të bëhet sonte.

Ai është i afërm i Ruzhdi Shaqirit, i cili është vrarë në korrik të vitit 2014 nga ish-deputeti Gani Geci.

Lidhur me këtë rast, të mërkurën, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë – Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari.

Shaqiri dhe Kiqmari ishin arrestuar dhe akuzuar edhe më parë për të njëjtin rast, por ishin shpallur të pafajshëm, sikurse të akuzuarit tjerë, me përjashtim të Shkumbin Mehmetit, i cili më 2007 ishte dënuar 30 vjet burgim për sulmin ndaj UNMIK'ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat