A do të jetë Kadri Veseli sërish kryetar i Kuvendit?

Aktuale

A do të jetë Kadri Veseli sërish kryetar i Kuvendit?

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 22:55
Kadri Veseli

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka folur për postin e të parit të Kuvendit, i cili i takon koalicionit PDK-AAK-Nisma, që doli fitues i zgjedhjeve.

Krasniqi ka treguar nëse kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, do të zgjedh që sërish të drejtoj Kuvendin e Kosovës, apo do të jetë pjesë e ekzekutivit.

Nënkryetari i PDK’së  ka bërë të ditur nëse koalicioni PAN ka ndarë pozitat që do të bartin partitë e këtij koalicioni, nëse arrijnë të formojnë Qeverinë.

Krasniqi, i cili u zgjodh deputet me mbi 19 mijë vota, ka treguar nëse ai do të jetë edhe më tutje pjesë e ekzekutivit, dhe nëse synon të udhëheq ndonjërën nga ministritë, marrë parasysh se ai kishte qenë ministër i Kulturës gjatë qeverisjes së PDK’së në vitet 2010-2014, e më pas në mandatin tjetër si ministër i Bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat