“Fotoja që dëshmon për inkriminimin e Haradinajt me bandat famëkeqe”

Aktuale

“Fotoja që dëshmon për inkriminimin e Haradinajt me bandat famëkeqe”

Nga: Bota sot Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:05
Kandidati për kryeministër i PAN-it, Ramush Haradinaj së bashku me të arrestuarin për vrasje të pasluftës, Alban Dizdarin

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, njëherit edhe lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, shihet në foto me Alban Dizdarin, i akuzuar për vrasje të pasluftës si dhe si i përfshirë në trazirat e Marsit të vitit 2004 në Kosovë.

Politologu Faton Mehmeti, duke folur për “Bota sot”, ka thënë se Alban Dizdari, ishte ndër ideatorët e trazirave të marsit 2004.

Kurse, Haradinaj sipas tij, është pjesë e bandave të rrezikshme në Kosovë dhe kjo siç ka thënë ai, “arsyetohet me pasurinë marramendëse të tij”.

Image
Faton Mehmeti

“Arsyen dhe momentin kur është bërë kjo nuk e di, kështu që nuk mund të flasim konkretisht për një foto të Ramushit me Alban Dizdarin, njërin ndër ideatorët e trazirave të marsit të 2004. Por, ajo që mund të themi me siguri është se Ramushi është pjesë e bandave më të rrezikshme në Kosovë, njerëz të haraçit, njerëz të shantazhit dhe kërcënimeve. Banda e Ramushit udhëheq kazinot e vendit, lojërat e fatit janë pjesë e biznesit të tyre, pastaj tregtisë me armë dhe llojeve të tjera të kontrabandës. Kjo edhe arsyeton pasurinë marramendëse të Ramushit dhe të njerëzve që e rrethojnë atë. Prandaj edhe fotoja me Alban Dizdarin, duhet të jetë dëshmi e mjaftueshme për të përligjur inkriminimin e Ramushit me bandat famëkeqe në vend. Kjo dëshmon se në Kosovë udhëheqin bandat, herë njëra e herë tjera dhe herë së bashku, varësisht prej bizneseve”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka shtuar se koalicioni PAN, “si koalicion i krimit dhe bandave”, mund të bëjë çdo gjë vetëm që të marr pushtetin.

“Koalicioni PAN është koalicion i krimit, kazinove dhe bandave, prandaj bëjnë çdo gjë që të marrin pushtetin se vetëm kështu arrijnë të ruajnë bizneset e tyre të pandershme. Ramushi është pjesë dhe ideator i bandave të Dukagjinit, të cilat kur të bashkohen me ato të Drenicës, atëherë Kosova falimenton si shtet”, ka përfunduar politologu Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat