Eurodeputeti tregon a do të marrë fund pritja e Kosovës për të hyrë në BE

Aktuale

Eurodeputeti tregon a do të marrë fund pritja e Kosovës për të hyrë në BE

Nga: N.E Më: 13 korrik 2017 Në ora: 09:05
Eurodeputeti David McAlliste

Eurodeputeti David McAlliste, thotë se Kosova është pak më prapa se Mali i Zi dhe Shqipëria për të hyrë në BE, mirëpo ka një perspektivë të mirë.

McAlliste në një intervistë për DW, është shprehur se nëse një vend i mbështet vlerat e tyre dhe kalon një process shumë të ndërlikuar anëtarësimi, do të hyjë në BE, sapo t’i avancojnë punët.

Sipas Mcalliste e gjitha varet nga shtetet kadidate të Ballkanit se sa do të avancojnë punët.

“Në vitin 2013, kur Kroacia u bë anëtare e BE ne pamë se vende, që kanë bërë pjesë në ish-Jugosllavi, kanë mundësi që të anëtarësohen në BE. Mendimi im është se një vend, që mbështet vlerat tona dhe që kalon një proces shumë të ndërlikuar anëtarësimi, do të hyjë në BE, sapo të jetë me të vërtetë gati. Pra në radhë të parë varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa problem” ka thënë McAlliste.

McAlliste ka treguar se Shqipëria mund t’i fillojë bisedimet zyrtare të anëtarësimit në vitin e ardhshëm, ndërsa Kosova, Maqedonia dhe Bosnja- Hercegovina janë më prapa.

“Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mire” ka thënë McAlliste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat