Termkolli tregon arsyen pse prokuroria dhe gjykatat nuk merren me SHIK-un

Aktuale

Termkolli tregon arsyen pse prokuroria dhe gjykatat nuk merren me SHIK-un

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2017 Në ora: 10:08
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish- deputete nga kjo parti, Melihate Termkolli

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish- deputete nga kjo parti, Melihate Termkolli, thotë se Gjykata Speciale është turp i tyre dhe i politikës së ashtuquajtur “ e dalë nga lufta”.

Termkolli në një intervistë për “Bota sot” duke folur rreth funksionalizimit të Gjykatës Speciale, punës së saj dhe nëse do të arrijë t’i zbardh vrasjet në Kosovë, shprehet se beson që do të zbardhen të gjitha rastet e luftës dhe pas luftës.

“Gjykata Speciale është turpi ynë, por një turp të cilin e ndërtoi me shumë zell dhe për shumë vite kjo “elitë” politike, sidomos e ashtuquajtura “ e dalë nga lufta”. Natyrisht, tashmë duhet zgjidhur çështjet me themel. Besoj shumë që do të zbardhen edhe të gjitha rastet e vrasjeve të pasluftës por edhe gjatë luftës” ka thënë Termkolli.

Ndërsa, sa i përket krijimit të një komisioni për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës Termkolli thotë se vështirë të mendohet për diçka serioze në këtë drejtim.

Sipas Termkollit, në një Kuvend i cili dominohet nga SHIK-u nuk mund të bëhen hetimet serioze për të.

“Në mandatin e kaluar u bë një përpjekje,( me hile ), për gjëja një hetim të tillë, i cili sipas mendimit tim do të rezultonte me “rehabilitimin” e SHIK-ut. Në një Kuvend i cili dominohet nga SHIK-u nuk mund të bësh hetime serioze për të. Edhe sot është vështirë të mendohet për diçka serioze në këtë drejtim. Asnjë nga prokuroritë apo gjykatat tona nuk mori mundin të merren me këtë çështje. Ata e dinë pse. Në fakt “të gjithë” e dinë pse-në. Prandaj jo kot erdhi edhe Gjykata Speciale” është shprehur Termkolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat