Haxhiu tregon pse Thaçi nuk po e thërret seancën konstituive

Aktuale

Haxhiu tregon pse Thaçi nuk po e thërret seancën konstituive

Nga: Bota Sot Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:06
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, foto Bota sot

Deputetja e Lëvizjes  Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se mos thirrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, po ndodh për shkak se PAN-i nuk i ka numrat për krijimin e qeverisë.

Haxhiu, në një postim në Facebook, ka shkruar se numrat nuk i kanë as për zgjedhjen e Kadri Veselit, kryetar të Kuvendit derisa ka theksuar se Thaçi është në shërbim të plotë të pazareve të koalicionit PAN.

Postimi i plotë:

S’ka asnjë arsye tjeter (përveç numrave ) që ende nuk thirret seanca konstituive!

Se Thaçi është në shërbim të plotë të pazareve të koalicionit PAN, e dëshmon edhe mosveprimi për thirrjen e seances konstituive! Sikur deputeti Haradinaj t’i kishte numrat për krijimin e Qeverisë, seanca do të thirrej menjëherë.

P.S Numrat nuk i kanë as për zgjedhjen e Kadri Veselit, Kryetar Kuvendi andaj është mirë ta ndryshojnë propozimin dhe të lëshojnë rrugë për krijimin e Qeverisë :):)./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat