Haradinaj tregon detajet e takimit me Thaçin

Aktuale

Haradinaj tregon detajet e takimit me Thaçin

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:12
Hashim Thaç dhe Ramush Haradinaj / Foto ilustrim nga "Bota sot"

(E plotësuar) - Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Të paktën kështu pret i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka pasur me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

“Po besoj shumë shpejt, pra menjëherë në javën që vjen, sepse nuk kemi nevojë me hup shumë kohë. Janë ato procedurat e sekretariatit të Kuvendit që duhet t’i kryej, me i regjistru deputetët, por jam i interesuar mos me humbë kohë. Ju e dini interesimin tonë që edhe qeveria të votohet menjëherë, pra të mos vonohet.”

Megjithatë, sipas Haradinajt, nuk ka pasur dakordim për një datë.

“Nuk arritëm te një vendim i qartë, por ishte në atë interesim që me u pa me bisedu se kur dhe si do të mund të thirret seanca,” është shprehur Haradinaj.

Përndryshe, pas takimit, presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar për rezultatet e takimit.

Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

Thaçi nuk tregon përse u takua me Haradinajn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn, nuk ka pranuar të flas se për çka është diskutuar në këtë takim.

Thaçi dhe Haradinaj janë takuar sot në një nga restorantet e Prishtinës.

Në takim morën pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsionr, Dardan Gashi. Fillimisht takimi ka nisur me Thaçin, Daut Haradinaj, e Gashin e më pas iu është bashkuar edhe kreu i AAK-së.

Presidenti i vendit ende nuk ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, derisa nuk dihet nëse do të takoj edhe zyrtarët e partive tjera.

Vetëvendosje e ka akuzuar Presidentin se nuk po vepron si person unifikues por është duke zvarritur thirrjen e seancës derisa PAN-i të krijoj numrat për Qeverinë.

Thaçi në takim me Haradinajn

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke u takuar me kandidatin për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj në një restorant në kryeqytet.

Në takim po merr pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Dardan Gashi. Fillimisht takimi ka nisur me Thaçin, Daut Haradinaj, e Gashin e më pas iu është bashkuar edhe kreu i AAK-së.

Presidenti i vendit ende nuk ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, derisa nuk dihet nëse do të takoj edhe zyrtarët e partive tjera.

Vetëvendosje e ka akuzuar Presidentin se nuk po vepron si person unifikues por është duke zvarritur thirrjen e seancës derisa PAN-i të krijoj numrat për Qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat