Zeka: Pacolli e di se Thaçi është cak i sigurt i Speciales, tregon arsyet pse nuk e voton Haradinajn dhe kush mund ta bind Pacollin

Aktuale

Zeka: Pacolli e di se Thaçi është cak i sigurt i Speciales, tregon arsyet pse nuk e voton Haradinajn dhe kush mund ta bind Pacollin

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:55
Milazim Zeka

Milazim Zeka deputet i zgjedhur nga Nisma për Kosovën, ka folur për gjendjen politike në Kosovë dhe koalicionet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Behgjet Pacolli nuk bën koalicion me Ramush Haradinajn për disa arsye, të cilat dhe i ka cekur, përcjell Bota sot.

Një ndër arsyet ai thotë se e di që Hashim Thaçi është cak i Gjykatës Speciale, derisa përmend Sami Lushtakun si personin që mund ta bind Pacollin për t’iu bashkuar Haradinajt.

Lexojeni postimin e tij të plotë:

Sami Lushtaku dhe, Behgjet Pacolli

Sami Lushtaku, ka qene, dhe vazhdon te jet partizani me fanatik i PDK se. Ai ka qene, po ashtu, edhe kritikuesi me i madhe i kesaj partie.

Samiu ka pas raste kur eshte konfrontuar edhe me Hashim Thaçin, edhe me te tjeret, rreth politikave te ndryshme te Partise. Psh, po te mos ishte Sami Lushtaku, Behgjet Pacolli, edhe 1000 vjet nuk ishte bere president i Kosoves, anipse vetem nje muaj.

Shkarkimi i Pacollit nga posti i presidentit, erdhi nga Thaçi, ne kohen kur te gjithe ishin ne Amerike. Thaçi e dogji edhe Pacollin, edhe Sami Lushtakun, edhe Enver Hasanin, i cili, ne raport me te, ka treguar gjithemone korrektesi.

Thaçi, i njohur ne qarqet e ngusheta politike, si njeri qe vetem degjon, e kurr nuk e din se kur te kafshon, i dha signal Lushtakut, edhe te tjereve, se "babai i lepurave politik ne Kosove, eshte vetem ai"!

Si do qofte, Pacolli, tani po heziton t i bashkohet Ramush Haradinajte. Aresyet jane keto: E para jane inatet e vjetera. E dyta i ka dale jashte kontrollit Hashim Thaçit, per te cilin, jo qe edin, por eshte i bindur qe do te jete cak i Gjykates Speciale. Dhe e fundi, Pacolli kurr ne jete nuk eshte afruar me krahun e luftes nga dashuria, respekti, apo vleresimi pozitiv. Thjeshte, Pacolli ka qene gjithemone me te fortin. Edhe pse kaloi si ne heshtje deklarata e Baton Haxhiut rreth lojes paraelektorale, ajo eshte shume momethenese, per analistete politik.

Lidhejet speciale te Sami Lushtakut me Behgjet Pacollin, pertej politikes, mbase do ta "bindin" kete te fundit, qe ta votoje qeverine Haradinaj?!!!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat