Ahmeti zbulon “lojën e Thaçit dhe PDK-së” me Haradinajn

Aktuale

Ahmeti zbulon “lojën e Thaçit dhe PDK-së” me Haradinajn

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 00:46
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në emisionin “Interaktiv” ka theksuar se presidenti i vendit nuk përfaqëson unitet.

Sipas tij, Hashim Thaçi në mënyrë direkte po ndikon në shtrembërimin e rezultateve zgjedhore.

Ai tha se i pari i vendit, po shkon edhe në plazhet e Shqipërisë, që t’i bind deputetët dhe të kthehen në Kosovë dhe ta votojnë Qeverinë.

Sipas tij, e pamë që presidenti Thaçi është në shërbim të PAN-it.

“Ai sot ditën u takua në një restuarant me Daut Haradinajn, e pastaj edhe me Ramush Haradinajn”, tha ai.

Ahmeti tha se  PDK sërish do ta lë me “gishta në gojë” liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Po shihet se edhe për të katërtën herë, PDK po përgatitet që t’ia luaj sërish lojën Ramush Haradinajt”, tha ai.

Ai tha se PAN nuk mund ta formoj qeverinë, sepse nuk i ka numrat.

“Ata mund ta formojnë qeverinë vetëm nëse e blejnë ndonjë deputet, ose nëse e kontrabandojnë dhe se kjo nuk është aspak demokratike”, tha ai.

Ahmeti ka thënë se AAK e Nisma duhet të ç’kapen nga PDK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat