Kërcënohen me jetë dy deputetë të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili publikon foton e kërcënuesit

Aktuale

Kërcënohen me jetë dy deputetë të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili publikon foton e kërcënuesit

Nga: Bota Sot Më: 14 korrik 2017 Në ora: 10:36
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, është kërcënuar me jetë mbrëmë nga një person i quajtur Hasan Sejdija.

Lajmin e ka konfirmuar vet Ismaili, përmes një postimi në Facebook, së cilit ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e profilit të tij dhe mesazhet kërcënuese, shkruan Bota sot.

Deputeti Ismaili, ka bërë të ditur se ky person e kërcënon me jetë që nga viti 2015, derisa ka ftuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë masa për këtë rast.

Ai ka thënë se në njërën nga porositë e tij, kërcënohet edhe deputeti tjetër i VV-së Glauk Konjufca.

Kujtojmë se Ismaili, dy ditët e fundit është përfshirë në një debat të ashpër me deputetët e PDK-së, për shkak të Kadri Veselit.

Më poshtë reagimi i plotë i Ismalit:

Qeky person prej vitit 2015 më kërcënohet me jetë. Sonte u shfaq prapë. Si ky ka plot, por unë nuk jam si do do që viktimizohen, e publikojnë nonstop kësi tipash. Por, duke e marrë parasysh se sa shpejt ka reague policia për do persona publikë që ma shumë e kanë ba për me terhjekë vëmendje, unë po e publikoj, për me e pa se a po reagon policia njajtë edhe kur kërcënohet një pjesëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE. Në njanën prej porosive kërcënohet edhe Glauk Konjufca./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat